Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar këtë të hënë zonën e Kalimashit.
Temperatura të ulëta kanë sjellë reshje dëbore, duke zbardhur peizazhin dhe duke krijuar atmosferën e parë dimërore në këtë pjesë të Kukësit.
Dëbora e parë shënon ardhjen e motit dimëror në zonat malore të verilindjes së vendit.
Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin në aksin rrugor në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.