Rikthimi i Teleferikut të Vodnos: Një Hap i Rëndësishëm për Shkupin

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka shprehur optimizmin e tij se teleferiku i Vodnos do të rikthehet në funksion muajin e ardhshëm. “Teleferiku është një nga përvojat më të dashura të shkupjanëve.

Ai na lidh më shumë me natyrën dhe na ofron pamje që na kujtojnë bukurinë e qytetit tonë.

Megjithatë, gjatë inspektimit, u identifikuan disa mangësi serioze, të shkaktuara nga moskryerja e serviseve të nevojshme dhe mirëmbajtjes për shumë vite nga udhëheqësit e kaluar.

Kjo kërkonte një ndërhyrje të gjerë dhe të thellë, e cila ishte lënë pas dore për gati një dekadë.

Prandaj, teleferiku u nxor jashtë funksionit.

Siguria e qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor.

Këtu nuk ka vend për kompromis.

Aktualisht jemi të angazhuar në rikonstruksionin e tij të plotë për të siguruar një udhëtim të sigurt, funksionim të besueshëm dhe qetësi për çdo vizitor”, tha Gjorgjievski gjatë inspektimit të sotëm.

Ai theksoi se punimet për rinovimin e teleferikut janë në zhvillim e sipër, duke përfshirë rikonstruksionin e plotë të kabinave, ndërsa pritet që motori, i cili është dërguar për riparim jashtë vendit, të kthehet së shpejti. “Presim që brenda një kohe shumë të shkurtër, konkretisht muajin e ardhshëm, pas përfundimit të punimeve dhe kontrollit të nevojshëm të sigurisë, teleferiku të rikthehet për të mirëpritur sërish shkupjanët dhe mysafirët e qytetit tonë.

Po e rinovojmë atë që për vite me radhë është lënë pas dore”, përfundoi Gjorgjievski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *