Rizarta Hoxha mbështet Bledi Manen pas sulmit me vezë

Pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit, Rizarta Hoxha ka reaguar duke shprehur mbështetje, pavarësisht përplasjeve dhe mospajtimeve të shpeshta mes tyre.

Gjatë emisionit ‘Rrethi Katror’ në ‘E Diell’, ajo theksoi se pranimi i ideve të ndryshme është një nga shtyllat e demokracisë.

Ajo shtoi se kundërshtitë në qëndrime nuk duhet të çojnë në mungesë respekti mes njerëzve. ‘Me Bledin kemi pasur shumë mosmarrëveshje dhe debate të vazhdueshme.

Megjithatë, në një situatë të tillë, sigurisht që jemi solidarë me të, pasi jetojmë në një shoqëri demokratike ku secili ka të drejtën të shprehë një mendim ndryshe.

Qytetaria dëshmohet pikërisht atëherë kur pranon se dikush mund të mendojë ndryshe dhe nuk kërkon të dëgjojë vetëm ata që kanë të njëjtin këndvështrim.

Prandaj, një shtet demokratik duhet t’i respektojë opinionet e të gjithëve.

Edhe kur nuk ndajmë të njëjtën pikëpamje, respekti mes nesh duhet të jetë i pranishëm gjithmonë, sepse mbi të gjitha jemi njerëz’, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *