Rritja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut kanë pësuar rritje gjatë muajit tetor, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, shpenzimet e fermerëve janë rritur.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore kanë shënuar një rritje prej 9.7 për qind, ndërsa çmimet e produkteve bujqësore janë ngritur me 2.2 për qind.

Shpenzimet totale në bujqësi kanë pësuar një rritje prej 9.8 për qind, ndërsa fondet për investime janë rritur me 8.3 për qind.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te bimët industriale, me një rritje prej 18.8 për qind, dhe te perimet, me 14.7 për qind.

Ndërkohë, produktet me origjinë shtazore kanë shënuar një ulje prej 7.9 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *