Në një postim të fundit në Facebook, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reflektuar mbi rrugëtimin historik të Kosovës, duke theksuar rolin e liderëve dhe sakrificat e popullit për liri.
Ai është ndalur në përpjekjet e hershme të qytetarëve për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara totalitare dhe simbolet e saj.
Haziri ka shprehur se, megjithëse gjurmët fizike të regjimit të vjetër janë fshirë nga ambientet dhe institucionet, nostalgjia për të mbetet një sfidë për kujtesën kolektive. “Edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo,” ka theksuar ai.
Kjo tregon se populli mban mend gjatë dhe se ndërtimi i së ardhmes kërkon një shkëputje të thellë nga e kaluara.