Kuvendi i Kosovës sot do të organizojë dy seanca, ku njëra do të jetë vazhdim i pikeve të kaluara të rendit të ditës, ndërsa tjetra do të jetë seancë e re.
Vazhdimi i seancës do të mbahet në orën 10:00, ndërsa seanca e re nis në orën 13:00.
Rendi i ditës përfshin pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026, që janë: – Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z.
Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; – Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Po ashtu, rendi i ditës përfshin pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026: – Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; – Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës; – Zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; – Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; – Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Gjithashtu, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës.