Seancat Plenare të Kuvendit të Kosovës: Çfarë pritet sot

Sot, Kuvendi i Kosovës do të organizojë dy seanca plenare.

Njëra seancë është vazhdim i seancës së kaluar, ku në rend dite do të diskutohet Ligji për Specialen.

Ndërkaq, seanca tjetër do të fokusohet në Projektligjin për Buxhetin.

Vazhdimi i Seancës plenare do të nisë në orën 10:00, ku do të votohet Propozim Rezoluta nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z.

Arben Vitia, lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.

Gjithashtu, do të votohet Propozim Rezoluta nga mocioni për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Në rendin e ditës është edhe rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Pikat e tjera të rendit të ditës përfshijnë: 1.

Miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme; 2.

Deklarime jashtë rendit të ditës; 3.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027; 4.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-020 për Efiçiencë të energjisë; 5.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; 6.

Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; 7.

Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës; 8.

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; 9.

Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *