Lajmet e rreme vazhdojnë të mbeten një sfidë e madhe në të gjithë botën, duke prekur ndjeshëm edhe shqiptarët.
Shumë individë, përmes mediave fiktive dhe jokredibile, krijojnë tituj, foto dhe përmbajtje tekstesh të pavërteta, me qëllim që të përfitojnë nga klikimet ose thjesht për të stimuluar njerëzit të komentojnë, në mënyrë që të rritet aktiviteti i grupit apo faqes.
Edhe pse në Kosovë tashmë është e qartë cilat janë mediat që, përmes punës së tyre, kanë ndërtuar besueshmëri te publiku, shqiptarët në diasporë vazhdojnë të përballen me fenomenin e “fake news”.