Bletarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me sfida të mëdha këtë vit, duke u ankuar se pavarësisht angazhimeve të tyre, kanë mbledhur më pak mjaltë.
Antonio Antov, një bletar, shprehet se ata i kanë përmbushur detyrat e tyre, por ka faktorë që nuk varen prej tyre. “Si bletar këtë vit, ky aktual që kaloi, nuk mund të lavdërohemi me prodhim të mirë, por bletët që kanë bërë punën e tyre, por për fat të keq mjalti ka munguar, nuk ka pasur rendimente të mira këtë vit,” deklaroi Antonio Antov.
Ndryshimet klimatike dhe sëmundjet kanë ndikuar negativisht në punën e tyre, ndërsa luhatjet e motit kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit. “Sfidat më të mëdha janë ndryshimet klimatike, do të thotë edhe vet jeni dëshmitar se si ishte moti dje dhe si është sot, pastaj vinë shumë sëmundje, kështu që sfidat janë të mëdha dhe roli ynë, për fat të keq, është shumë i vogël.
Ajo që mund të bëjmë për të ndërhyrë është për të arritur rendimentet ose për të ndryshuar diçka në natyrë në atë kontekst,” tha Antonio Antov.
Pavarësisht këtyre sfidave, bletarët vazhdojnë të punojnë me shpresën për një sezon më të favorshëm, ndërsa natyra mbetet faktori kryesor që përcakton rendimentin e mjaltit.