Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” njofton se ka filluar shitja online e biletave sezonale për sezonin e ri të skijimit.
Biletat mund të blihen përmes faqes zyrtare të qendrës me çmime që ndryshojnë sipas grupmoshave.
Për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bileta sezonale kushton 14.300 denarë, për moshat 15–24 vjeç çmimi është 17.600 denarë, ndërsa për grupmoshën 25–62 vjeç, bileta kushton 20.900 denarë.
Personat mbi 63 vjeç do të paguajnë 10.000 denarë për biletën, ndërsa instruktorët e skijimit do të paguajnë 13.200 denarë për biletën sezonale.