Shqetësimet e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni për Formimin e Odës së Mjekëve

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni ka shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj në lidhje me procesin e formimit të organeve të Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

Kjo shqetësim është theksuar sidomos pas zhvillimeve në mbledhjen konstituive, ku nuk është respektuar vullneti dhe përfaqësimi i mjekëve shqiptarë, të cilët janë përfaqësuar nga Shoqata jonë.

Sipas shoqatës, zëvendëskryetari i zgjedhur dhe anëtari i zgjedhur i Këshillit Drejtues nuk përfaqësojnë Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe nuk kanë mandat për të shprehur qëndrimet apo vullnetin e mjekëve shqiptarë. “Shqetësim i veçantë mbetet edhe mënyra e zgjedhjes së delegatëve përmes listave, ku nuk janë respektuar dispozitat statutare dhe parimi i përfaqësimit prej 20%.

Po ashtu, gjatë zgjedhjes së organeve drejtuese të Odës nuk është respektuar ky parim, duke mos siguruar përfaqësimin e duhur të mjekëve shqiptarë.” Kjo shoqatë thekson se respektimi i Statutit, përfaqësimi i drejtë dhe barazia në vendimmarrje janë parime themelore për funksionimin demokratik dhe institucional të Odës së Mjekëve.

Në këtë drejtim, Shoqata njofton se do të ndërmarrë të gjitha hapat dhe mekanizmat ligjorë në dispozicion, duke përfshirë iniciimin e procedurave përkatëse pranë Gjykatës Administrative.

Qëllimi është që të evidentohen dhe konstatohen shkeljet e bëra gjatë këtij procesi dhe të kërkohet mbrojtja e të drejtave të përfaqësimit të mjekëve shqiptarë,” thuhet në reagimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *