Shtegu “Peaks of the Balkans”: Një Eksplorim i Bukurive të Kosovës dhe Rajonit

Revista e njohur ndërkombëtare Condé Nast Traveler i ka dedikuar një reportazh të veçantë shtegut turistik “Peaks of the Balkans”, i cili lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ky shteg vë në pah bukuritë natyrore të rajonit dhe ndihmën që ofron turizmi për jetën e komuniteteve lokale.

Shtegu, i gjatë rreth 192 kilometra, përshkon Alpet Shqiptare dhe Bjeshkët e Nemuna, duke ofruar vizitorëve pamje mahnitëse të maleve, liqeneve dhe pyjeve, si dhe mundësi për të njohur kulturën e mikpritjes tradicionale të banorëve.

Përshkimi i plotë i këtij shtegu zakonisht zgjat nga 10 deri në 13 ditë.

Në reportazhin e publikuar, vëmendje e veçantë i kushtohet Kosovës, sidomos zonave malore të Rugovës, Junikut dhe fshatrave përreth.

Përmes rrëfimeve të banorëve, artikulli tregon si zhvillimi i turizmit ka kontribuar në rikthimin e jetës në këto vendbanime malore, duke krijuar mundësi ekonomike për familjet lokale.

Një nga rrëfimet e prekshme është ai i Blendi Lajqit nga Drelaj, i cili tregon se si familja e tij u largua gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *