Stabiliteti dhe Siguria, Çelësi i Investimeve në Shqipëri

Investitorët nuk e drejtojnë vëmendjen e tyre aty ku stabiliteti, siguria juridike dhe parashikueshmëria mungojnë.

Kjo është përgjigjja e Aleancës Kosovare të Bizneseve ndaj situatës që është krijuar nga protestat në Shqipëri, si një partner institucional shtetëror dhe i organizatave ekonomike e shoqërore në vend.

Aleanca e respekton të drejtën demokratike për protestë, por thekson se përplasjet politike nuk duhet të bëhen pengesë për zhvillimin ekonomik, sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të bizneseve.

Në reagimin e saj të fundit, Aleanca nënvizon se një pjesë e investitorëve kosovarë po tregohen më të rezervuar, duke ngadalësuar vendimmarrjen për investime të reja në Shqipëri.

Sipas tyre, pasiguria politike, tensionet institucionale dhe mungesa e një klime të qëndrueshme ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e kapitalit dhe në planet afatgjata të biznesit.

AKB bën thirrje për dialog dhe përgjegjësi shtetërore nga të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë, me qëllim që të garantohet stabiliteti politik, siguria juridike dhe një klimë të favorshme për investime.

Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të forcohen dhe jo të pengohen nga pasiguria politike.

Në përmbyllje, Aleanca Kosovare e Bizneseve thekson se kapitali nuk pret pafundësisht; ai shkon aty ku gjen siguri, stabilitet dhe perspektivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *