Takimi i Çlirim Hazirit me Jakup Krasniqin: Një shenjë mbështetjeje në kohë të vështira

Çlirim Haziri nga iniciativa “Jo në emrin tim” ka theksuar se ata janë takuar me Jakup Krasniqin, pa bërë thirrje publike, me qëllim që të shmangin tensionet dhe të mos pengojnë vizitën e tij.

Jakup Krasniqi ka ardhur nga Haga për një vizitë familjare, pasi bashkëshortja e tij është e sëmurë.

Haziri shprehu se ata dëshirojnë t’i tregojnë Krasniqit se nuk është vetëm në përballjen e tij me procesin gjyqësor në Hagë. “Më lart në shtëpinë e tij, qysh është emocion për familjen, është emocion edhe për ne.

Edhe për këtë arsye, pa bërë thirrje publike dhe për shkak se nuk i di procedurat dhe protokollin – ne kemi mundësi me ia prish këtë vizitë ndoshta e pa dashur me i tensionua – erdhëm këtu me një grup për me pa Bacën Jakup nëse do të na lejohet.

Kemi dëshirë ta shohim heroin tonë, njeriun që po e përfaqëson luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare, dinjitetshëm në ato Dhoma të Specializuara e t’i tregojmë se nuk është vetëm, po është bashkë me krejt Kosovën në betejën e fundit të Kosovës për drejtësi, për liri dhe për shtetësinë e saj.

Do ta takojmë gjithsesi”, tha Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *