Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u zhvillua në Slunj të Kroacisë.
Ky trajnim përfshinte pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e FSK-së. “Trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.” Gjatë këtij trajnimi, u organizuan aktivitete të ndryshme praktike me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe avancimit të shkathtësive në fushën e intervenimeve.
Përmes këtyre aktiviteteve, u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.