Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë një vendim të rëndësishëm për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Sipas këtij vendimi, çmimet do të ulen mesatarisht me 7,51% në krahasim me vendimin e datës 2.11.2026.
Përkatësisht, çmimet e shitjes me pakicë për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 7,00 denarë për litër.
Po ashtu, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 5,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të ulet për 6,50 denarë për litër. Çmimi i Mazutit M-1 SU do të ulet për 6,261 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 49,312 den/kg.
Nga data 10.11.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë si më poshtë: – EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,00 denarë për litër. – EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,00 denarë për litër. – EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,50 denarë për litër. – Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 103,50 denarë për litër.