Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit Jakup Hasani, 47-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen “1 Maji”.
Hasani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë nga katër plagët e marra nga të shtënat me armë zjarri.
Në këtë atentat humbi jetën në vendngjarje edhe 60-vjeçari Selami Hasani.
Me vdekjen e 47-vjeçarit Jakup Hasani, numri i viktimave të këtij atentati arrin në dy.