Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me katër të bashkëakuzuarit e tij, do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në lidhje me akuzat për ndërhyrje te dëshmitarët.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për në orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të pesë të akuzuarve në seancë.
Në këtë rast, përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.