Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij të dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij.
Ai është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie.
Raportohet se Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë edhe dy ditë të tjera, ndërsa pas largimit nga shtëpia, ai po mbahet në zyrat e EULEX-it.
Dje, Krasniqi gjithashtu ka qëndruar për disa orë në familjen e tij në Prishtinë.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.
Për kujtesë, Jakup Krasniqi më 16 shtator është dënuar nga Dhomat e Specializuara në shkallën e parë me 25 vjet burgim.