Xhavit Haliti Komenton Protestat në Prag të Vendimit të Hagës

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur për aktivitetet dhe protestat që janë organizuar para vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Ai në një intervistë për Kanal 10 theksoi se sensibilizimi i opinionit është një gjë e ndryshme nga protestat, të cilat sipas tij nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor.

Haliti shprehu mendimin se protestat mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa përfitime për këtë proces. “Sensibilizimi ka qenë diçka tjetër.

Protestat nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Besoj se më shumë kanë dëmtuar sesa kanë ndihmuar.

Mendoj se më shumë e kanë dëmtuar procesin.

Ata mund të thonë pse po e thotë ky kështu, por edhe ata janë të refuzuar, sepse ndryshe funksionon Perëndimi në raport me proceset gjyqësore,” ka deklaruar Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *