Zbulohen 150 fishekë gjuetie të padeklaruar në Merdare

Dogana e Kosovës ka bërë një zbulim të rëndësishëm në pikën kufitare në Merdare, ku janë gjetur 150 fishekë për gjueti të padeklaruar.

Sipas njoftimit nga Dogana, fishekët ishin fshehur në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit të një automjeti.

Zbulimi ndodhi gjatë një kontrolli të përbashkët nga zyrtarët doganorë, Njësia e Antikontrabandës, Njësia e Skanerit dhe Policia e Kosovës.

Në fillim, vozitësi dhe pasagjerët ishin pyetur nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar, por ata kishin përgjigjur negativisht. “Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit janë zbuluar të kamufluara pesë (5) pako me nga dhjetë (10) fishekë për gjueti dhe dy (2) pako me nga pesëdhjetë (50) fishekë, me gjithsej 150 fishekë për gjueti”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *