13 Autoambulanca të Reja për Shëndetësinë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 13 autoambulanca të reja, të cilat do t’u dedikohen Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në po aq komuna të Kosovës.

Autoambulancat janë ndarë për komunat: Dragash, Leposaviq, Hani i Elezit, Novobërdë, Viti, Zubin Potok, Istog, Obiliq, Podujevë, Partesh, Suharekë, Klinë dhe Lipjan.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se autoambulancat kanë mbërritur dhe së shpejti do të shpërndahen nëpër komunat.

Sipas tij, secila prej tyre është e pajisur me pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS), duke mundësuar ndërhyrjen në vendngjarje dhe vazhdimin e kujdesit ndaj pacientëve gjatë transportit drejt spitalit. “Forcimi dhe modernizimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat tona është jetik për reagim të shpejtë dhe shërbime cilësore shëndetësore”, ka shkruar Vitia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *