29 Vjet nga Dalja e Parë e UÇK-së: Një Dite e Veçantë për Kosovën

Sot shënojmë 29 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk është vetëm festa e Ditës së Flamurit, por gjithashtu një përkujtim i rëndësishëm për Kosovën, pasi më 28 nëntor të vitit 1997, UÇK-ja e bëri debutimin e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Një ngjarje që e kishte nxitur këtë hap ishte vrasja e mësuesit Halit Geci, një ngjarje tragjike që ndodhi dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin ata që dolën publikisht si ushtarë të UÇK-së në varrimin e tij.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj, duke e shënuar kështu një moment historik për popullin shqiptar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *