Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit, me homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Qytetarë dhe përfaqësues institucionalë do të bëjnë homazhe për të nderuar familjen Jashari dhe dëshmorët e kombit.
Në kuadër të aktiviteteve, është organizuar edhe gara e vrapimit “Vrapo për Flamur”, me distanca 11 dhe 28 kilometra.