Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, megjithatë, situata në rrugë është me lagështi.
Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës, veçanërisht në rrugën Kumanovë – Straçin, ku ajo arrin deri në 100 metra, njofton LAMM.
Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, por në disa zona, sidomos pranë grykave, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
LAMM Maqedoni apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, duke rekomanduar respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.