45 Autoambulanca të Reja për Shëndetësinë në Kosovë

“45 autoambulancat e reja do t’u ndahen të gjitha institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë.

Duke filluar nga Likova, Kumanova, Shkupi, përfshirë këtu edhe Çairin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën dhe Dibrën”, – deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për Radio Televizionin e Maqedonisë.

Zëdhënësja Azizi theksoi se këto automjete për ndihmë të parë janë tërësisht të pajisura, duke mundësuar që pacientët të marrin kujdesin mjekësor që në momentin e transportit deri në institucionin shëndetësor.

Ajo shtoi se ky investim adreson një nevojë urgjente të personelit mjekësor, i cili shpesh përballet me mungesë automjetesh për të mbuluar njëkohësisht kërkesat në shumë zona.

Në kuadër të planeve të ardhshme, autoritetet kanë filluar bisedimet për të siguruar edhe 50 autoambulanca shtesë deri në vitin 2027, me mbështetje nga partnerët financiarë. “Gjithsesi se do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore, duke marrë parasysh edhe investimet që planifikojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme në sektorin e shëndetësisë, konkretisht në Kërçovë dhe Tetovë”, – theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *