Golden Eagle Ylli arriti fitoren e dytë radhazi në ProCredit Superligë, duke e mposhtur Pejën me rezultatin 95:79 në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit.
Khalil Shabazz pati një debutim të shkëlqyer për therandasit, duke shënuar 32 pikë, duke kërcyer katër herë dhe duke dhënë tetë asistime.
Ai u bë shënuesi më i mirë i takimit dhe një nga figurat kyçe të fitores së vendasve.
Ndeshja mbeti e hapur deri në periudhën e fundit.
Pas 30 minutash lojë, Ylli ishte në krye me rezultatin 69:66, ndërsa në çerekun përmbyllës, arriti të fitojë 26:13, duke rritur diferencën në 16 pikë.
Nga ana tjetër, Davontrey Thomas kontribuoi me 14 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa Lis Shoshi shtoi gjashtë pikë dhe 12 kërcime për ekipin e tij.