Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, është i mendimit se Kylian Mbappe e meriton të fitojë Topin e Artë për vitin 2026, duke e cilësuar yllin e Real Madridit si kandidat të preferuar për këtë çmim të rëndësishëm në futboll.
Në një intervistë të dhënë për “Journal du Dimanche”, ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit ka ndarë mendimet e tij rreth garës së këtij viti, ceremonia e së cilës është parashikuar të mbahet më 26 tetor në Londër.
Okocha e pranon se gara është e hapur dhe se mes kandidatëve janë edhe emra si Harry Kane, Lamine Yamal dhe disa futbollistë të PSG-së.
Megjithatë, ai beson se arritjet individuale të Mbappes e bëjnë atë të merituar për këtë çmim të njohur. “Garab= është më emocionuese se kurrë.
Ka të paktën gjashtë kandidatë: Harry Kane, Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe lojtarët e PSG-së”, tha Okocha. “Mendoj se Mbappe e meriton për faktin se ka qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës (10 gola), Ligën e Kampionëve (15) dhe kampionatin spanjoll (25)”, përfundoi ai.