Juventusi nuk arriti të merrte asnjë pikë në përballjen e tij ndaj Cagliarit, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Spalletti dhe Pisacane u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa asistentët ndërhynë për t’i ndarë, me gjyqtarin që vendosi t’u jepte karton të kuq.
Pas ndeshjes, në një intervistë për “DAZN”, tekniku italian i Juventusit shpjegoi se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme, por iu bëri të qartë rivalit se “di si të humbasë kohë”. “Asgjë nuk ndodhi.
I thashë se janë të mirë, luajnë bukur por dinë edhe si të humbin kohë.
Ai më tha ‘se çfarë nënkupton kjo?’ dhe pastaj na përjashtoi.
Ishte shumë normale,” theksoi ai.
Përveç kësaj, Spalletti kërkoi që Juventusi të forcohej më shumë në duele për të siguruar pikët e plota. “Duhet të kuptojmë se duhet të jemi më të fortë në duele.
Pak faulle po akordohen këto ditë.
Duhet ta prejmë hapësirën e kundërshtarëve, siç bëri Kolo Muani në minutat e fundit,” përfundoi ai.