Presidentja Justina Shiroka-Pula po tërheq vëmendjen e publikut jo vetëm me paraqitjet e saj zyrtare, por edhe me detaje të vogla të stilit që nuk kalojnë pa u vënë re.
Një prej tyre është ngjyra e flokëve, e cila duket se ka pësuar ndryshime brenda një kohe të shkurtër.
Në ditën e emërimit, Shiroka-Pula u shfaq me flokë bionde, një pamje që u dallua në paraqitjen e saj të parë si presidente.
Pak ditë më vonë, ajo u shfaq me një nuancë tjetër, duke sjellë një ndryshim në stilin e saj.
Por duket se ky ndryshim nuk zgjati shumë.
Në paraqitjet e fundit, presidentja është rikthyer sërish te ngjyra e mëparshme e flokëve.
Një detaj i vogël në pamje, por që ka tërhequr vëmendjen mes paraqitjeve të saj të fundit.