Paris Saint-Germaini është duke përgatitur një ofertë të konsiderueshme për Eric Garcian, që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të klubit francez për afatin kalimtar të verës së vitit 2027.
Sipas raportimeve të ElDesmarque, kampionët francezë janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për ta bindur Barcelonën që të heqë dorë nga mbrojtësi spanjoll.
Megjithatë, deri tani flasim për një ofertë të mundshme dhe jo për një propozim zyrtar që i është dërguar klubit katalunas.
Luis Enrique e vlerëson shumë Eric Garcian dhe beson se ai ka cilësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e projektit të Paris Saint-Germainit.
Trajneri spanjoll e njeh mirë futbollistin, pasi e kishte ftuar në përfaqësuesen e Spanjës gjatë kohës kur ishte në krye të saj, për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Një nga arsyet kryesore të interesimit të PSG-së është edhe aftësia e Garcias për të luajtur në disa pozita.
Ai mund të aktivizohet si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë, por edhe si mesfushor defensiv, role në të cilat është përdorur nga trajneri Hansi Flick te Barcelona.
Gjatë sezonit 2025/26, Garcia regjistroi 3,953 minuta në ndeshjet zyrtare, duke u bërë futbollisti i fushës me më shumë minuta të zhvilluara në skuadrën katalunase.
Kontributi i tij i ka mundësuar Flickut të bëjë ndryshime në organizimin e repartit defensiv pa pasur gjithmonë nevojë të kryejë zëvendësime.