Albian Ajeti ndihmon Luganon të sigurojë fitoren ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Konferencës

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka arritur të shënojë një gol të rëndësishëm në fitoren e Luganos ndaj Crvena Zvezdës me rezultatin 3-2, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Konferencës.

Para një publiku prej 7.898 tifozësh në stadiumin e ri, të hapur këtë verë, Ajeti kaloi Luganon në epërsi në minutën e 25-të me një gol të bukur.

Megjithatë, skuadra zvicerane u gjend në disavantazh prej 2-1, por nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Dereck Moncada barazoi shifrat në minutën e 84-t, ndërsa Anto Grgiq realizoi golin e fitores në minutën e 89-të, duke i siguruar Luganos tri pikë në një përballje dramatike.

Ajeti u zëvendësua në minutën e 63-të, ndërsa Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen në mesfushë.

Ezgjan Alioski u aktivizua në minutën e 79-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *