Harry Kane ka arritur një marrëveshje në parim me Bayern Munichun për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2029, sipas gazetarit të njohur të Sky Sport, Gianluca Di Marzio.
Kapiteni i Kombëtares së Anglisë ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa tani palët janë në procesin e zgjidhjes së detajeve të fundit të marrëveshjes.
Kontrata aktuale e sulmuesit 33-vjeçar skadon në vitin 2027, por marrëveshja e re do ta mbajë atë në “Allianz Arena” edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029.
Kane iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023 nga Tottenham Hotspur dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej golashënuesve më të njohur në Evropë.
Sulmuesi anglez ka realizuar më shumë se 150 gola me fanellën e klubit bavarez, duke kontribuar në fitoret e skuadrës në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.