Mickoski: Zgjedhjet e Parakohshme Të Mundshme, Por Fokus në Mandatin Katërvjeçar

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është një mundësi e hapur, duke theksuar se kurrë nuk duhet thënë kurrë.

Ai e konsideron se Qeveria është e angazhuar për të përfunduar mandatin katërvjeçar, megjithatë, OBRM-PDUKM-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.

Mickoski në një intervistë për “TV21” theksoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë disa individë.

Sipas tij, duhet gjithmonë të mbahet një derë e hapur për çdo politikë. “Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo Qeveri ka mandat katërvjeçar.

Ja, ne flasim për periudhën deri në fund të mandatit, a mund të jetë paga mesatare 60.000 denarë?

Unë them: mundet, po, mundet edhe jo, por do të bëjmë gjithçka për t’iu afruar kufirit prej 60.000 denarësh.

Kështu që, si parti politike, jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por punojmë për një mandat të plotë katërvjeçar, për të cilin e kemi fituar legjitimitetin nga qytetarët,” theksoi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *