Artan Hoxha: Agjentë të Huaj në Protestë, Por Shqiptarët Janë Ata që Po Veprojnë

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur mendimin se në protestë ka agjentë të huaj.

Ai theksoi se do të ishte e çuditshme nëse agjencitë e huaja nuk do të ishin të pranishme në këtë ngjarje.

Megjithatë, Hoxha theksoi se protestat nuk po nxisen nga agjencitë e huaja, por nga vetë shqiptarët, të cilët kanë vendosur t’i thonë “stop” qeverisë. “Nëse agjenturat e huaja, kur ndodh një situatë e tillë, nuk përfshihen, do të ishte e çuditshme.

Grekët dhe serbët janë këtu.

Ata po e shohin situatën, nuk e kanë nxitur ata.

Shërbimi kryesor që na ruante ishte shërbimi që na shkriu Gysi.

Gysi e ka zbërthyer këtë vend deri në qelizë.

Vendin e kanë zhytur me SHIK-un, me policinë, me Kadastrën.

Pse po goditen godinat?

Po ne na i kanë nxjerrë godinat jashtë.

Nëse vendin kanë vendosur ta djegë kjo qeveri, qytetarët po i thonë stop.

Nëse ka agjenturë të huaj dhe Edi Rama nuk e ka zbuluar, është prapë përgjegjësi e Edi Ramës,” tha Hoxha në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *