Disa të rinj kanë pësuar lëndime gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë për protestuesit e lënduar.
Sipas pamjeve nga terreni, të rinjtë kishin shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit.
Arritja e ambulancës ka sjellë tension, pasi protestuesit e ndaluan automjetin dhe e kontrolluan atë.
Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të kishte ardhur edhe nga automjetet e ambulancës.
Pas kontrollit, ambulanca është larguar nga vendngjarja me një protestues të lënduar brenda, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përveç protestuesit që u transportua me ambulancë, një tjetër person i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, konkretisht në rrugën e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, janë vetë protestuesit ata që kanë kërkuar që të lënduarve t’u jepet ndihma mjekësore në vend, pa u transportuar në spital.