Paraditen e së martës, pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës u mbledhën në Korpusin Universitar për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët që janë në protestë.
Stafet akademike e kanë shprehur mbështetjen për protestën e studentëve, duke dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj tyre gjatë ditëve të fundit.
Tani, pedagogët pritet të nisin marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si pjesë e reagimit të tyre ndaj situatës së krijuar.