Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të fillojnë në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të përhapen edhe në pjesët e tjera të vendit.
Në disa zona, sidomos në veriperëndim, do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.