Buteli Vendos Roje Komunale për Mbrojtjen e Hapësirave Publike

Komuna e Butelit ka vendosur të angazhojë roje komunale, të cilët do të jenë në terren në dy ndërrime, duke përdorur automjete zyrtare dhe duke realizuar kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e komunës.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e hedhjes së mbeturinave, krijimin e deponive të egra, dëmtimin e pronës komunale dhe shkeljet e tjera të rendit komunal. “Hapësira publike është pronë e të gjithë neve, por edhe përgjegjësi e secilit prej nesh”, thekson Kostovski.

Ai shpjegoi se qëllimi i kësaj mase nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por vendosja e rendit dhe rritja e përgjegjësisë për hapësirat e përbashkëta. “Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë, por të vendosim rend, përgjegjësi dhe respektim të hapësirës së përbashkët”, është shprehur Kostovski në njoftimin e tij.

Kjo iniciativë synon të përmirësojë gjendjen e hapësirave publike dhe të inkurajojë qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *