Një shtetas shqiptar, i njohur si Rexhino “Gino” A., është arrestuar në Gjermani pas një paraqitjeje në një stacion policor në Hannover.
Ai dyshohet se është pjesë e grupit ekstremist të majtë “Hammerbande”.
Sipas raportimeve, shqiptari u paraqit në polici të enjten në mbrëmje, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Federale kishte lëshuar më herët një urdhër-arresti për të.
Rexhino A. dyshohet se iu bashkua një organizate militante të ekstremit të majtë në shkurt të vitit 2023, e cila është e lidhur me Johann G.
Ky grup dyshohet se ka sulmuar individë të identifikuar si pjesë e spektrit të djathtë ekstrem në Budapest, Hungari.
Sipas hetimeve, më 11 shkurt 2023, ai dhe disa persona të tjerë dyshohet se sulmuan dy individë me sprej irritues, shkopinj dhe çekiç.
Njëri nga viktimat raportohet se ka pësuar të paktën 15 goditje në kokë.