Revoltat dhe Mediokriteti në Televizionin Shqiptar

Para disa javësh, po shihja një emision për të kaluar kohën e mbrëmjes së së shtunës dhe kuptova se gjithë jetën time televizive e kam kaluar me mediokritet.

Revoltat e përshkallëzuara ende nuk kishin nisur.

Situata nuk ishte kaq dramatike, as protestat dhe as qeveria në kulm.

Sot, në kulm janë qindra mediokër që njoh dhe shoh.

Një traditë e çuditshme kjo, që Sara Mile vendosi ta thyente në fillim të javës, në një stacion të madh kombëtar.

Pikërisht në atë televizion ku kryeministrin Rama ende nuk e kemi parë të drejtojë gishtin dhe të nisë marshimin e akuzave, siç bëri me “News24”.

Natyrisht, Sara nuk do ta kishte bërë këtë nëse në median ku u shfaq, nuk do të punonin aq shumë tutkunë.

Kështu, në fillim të javës, partia zgjodhi ta çojë tek kryetarja e tutkunëve.

Në një stacion ku qeveria nuk flet asgjë dhe kokëboshët vazhdojnë të paguhen çdo muaj, ndryshe nga media tjetër që përjeton këto ditë sulme dhe që jo vetëm nuk ndan rroga, por edhe organizon sulme.

Kështu sikur tha. – Qëkur pasqyrimi i një proteste nga dita e parë u kthye në klauzolë të një lufte, si ato në Lindjen e Mesme? – Me kë e kishte z.

Rama, me Iranin apo me Irfanin?

Sepse në këtë vend ka një zakon të çuditshëm: kur lajmi nuk të pëlqen, problemi nuk është më lajmi, por ai që e transmeton.

Dhe, kur realiteti të del nga kontrolli, gjithmonë gjendet një ekran për t’ia hedhur fajin.

Sakaq, turma e tutkunëve që nuk ka të ndalur ndahet në dy kategori: tutkunë dembelë dhe tutkunë të kamur.

Elisa Spiropali i përket kategorisë së parë.

Tutkunëve që shkruajnë letra dhe flasin për liri demokratike, me besimin e çuditshëm se mund të zhvishen nga statusi që u ka dhënë partia, sapo ajo fillon t’u rëndojë mbi supe.

Atëherë, për të mos qenë më tutkune, Elisa zgjedh t’i kundërvihet të zotit me shkop.

Ndërsa i zoti, partizan i mençur i shprehjeve popullore, e di mirë se një shkop nuk e prish shtëpinë ku është rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *