Protestat para Kryeministrisë, të organizuara nga mbështetësit e Partisë Demokratike, kanë marrë një kthesë të papritur këtë të shtunë.
Simpatizantët e PD-së kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur për dialogun me studentët.
Në sfond, dëgjohen thirrjet e protestuesve si: “Qeveria e Krimit” dhe “Jep dorëheqjen”.
Kjo protestë kombëtare e PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën e studentëve, duke theksuar kështu pakënaqësitë e tyre me qeverisjen aktuale.