Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të realizojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Ajo do të pritet me një ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë një takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe do të takohet me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.