Tragjedia në Vitomiricë: Arlinda Zekaj do të varroset sot pas tragjedisë nga dhuna në familje

Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, do të varroset sot, më 27 tetor, në fshatin Radac të Pejës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, sipas njoftimit nga familja e saj.

I dyshuari për këtë rast, Albert Sylaj, sipas policisë, ende gjendet në arrati.

Ky rast tronditi opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *