Kryetarja Albulena Haxhiu në Vizitë Zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të realizojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të pritet me një ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë një takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe do të takohet me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *