Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, do të varroset sot, më 27 tetor, në fshatin Radac të Pejës.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, sipas njoftimit nga familja e saj.
I dyshuari për këtë rast, Albert Sylaj, sipas policisë, ende gjendet në arrati.
Ky rast tronditi opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e grave.