Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, shprehu sot shqetësimin e tij të thellë përballë një fenomeni që ka shndërruar në plagë të rëndë shoqërinë tonë.
Në një postim në Facebook, ai reagoi sërish pas tragjedisë që ndodhi me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke theksuar se kjo ngjarje është pasojë e dështimit të institucioneve të Kosovës. “Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë.
Edhe unë, mëngjesin e sotëm, jam zgjuar me dhimbje të madhe përballë një fenomeni që përbën plagën më të rëndë të shoqërisë sonë.” Ai theksoi se, “vrasja e Arlinda Zekajt, ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale.” Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe t’u kërkohet llogari për mosveprimet e tyre, që na çojnë drejt tragjedive të tilla.