Thirrje për Aplikim nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për Shërbime Punësimi

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka shpallur një thirrje publike për kompanitë dhe organizatat joqeveritare (OJQ) që ofrojnë shërbime të punësimit dhe trajnimit profesional, me qëllim të ndihmojnë në angazhimin në punë të përfituesve të asistencës sociale në Kosovë.

Thirrja është hapur më 26 tetor 2026, si pjesë e Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë (SAS), dhe ka për qëllim përfshirjen e ofruesve jopublikë në ofrimin e shërbimeve që do t’i ndihmojnë përfituesit e skemës së reformuar të asistencës sociale të integrohen në tregun e punës.

Sipas njoftimit nga ministria, të drejtë aplikimi kanë kompanitë dhe OJQ-të e regjistruara, të cilat kanë përvojë në fushën e punësimit dhe trajnimit profesional.

Aplikuesit duhet të tregojnë se kanë përvojë në ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe në realizimin e projekteve të ngjashme për punësimin dhe trajnimin e grupeve të cenueshme.

Kontraktimi i ofruesve të përzgjedhur do të realizohet sipas procedurave të prokurimit të përcaktuara nga Banka Botërore.

Njësia Koordinuese e Projektit SAS, në kuadër të ministrisë, do të organizojë gjithashtu sesione informuese për aplikuesit potencialë dhe të interesuar, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë procedurat dhe kushtet e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 23 nëntor 2026, deri në orën 14:00, dhe thirrja do të jetë e hapur për 20 ditë pune nga data e publikimit.

Kompanitë dhe OJQ-të e interesuara mund të kërkojnë dokumentacionin e ofertimit në gjuhën angleze, duke dërguar një kërkesë me shkrim në adresën elektronike: **procurement.SAS@rks-gov.net**.

Informata më të hollësishme për kriteret e aplikimit dhe dokumentet përkatëse mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *