Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T.
H.
Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.