Një person është gjetur me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoq të Deçanit, dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40.
Viktima, një mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë nga një dëshmitar, gjithashtu mashkull kosovar, i cili ka njoftuar për rastin.
Të dhënat e raportuara nga policia tregojnë se viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas vlerësimit nga mjeku kujdestar, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
Deri tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as shkaku që çoi në lëndimin e viktimës.